Mos porosisni kurrë këto ushqime kur jeni në një restorant

Kliko per me shume info

Tani që jemi në stinën e verës, përkujdesi ndaj ushqimit duhet të jetë shumë më i lartë se gjatë një stine tjetër. Në këtë artikull do iu njohim me disa lloje produktesh ushqimore që kurrë nuk duhet t’i porosisni kur jeni në një restorant.

Së pari, asnjëherë mos porosisni ushqim deti nëse restoranti ndodhet në mal, apo diku tjetër larg detit. Produktet që do t’ju serviren do të jenë jo të freskëta dhe në rastin më të keq të mundshëm, do të helmoheni, raporton “Daily Mail”.

Kliko per me shume info

Së dyti, është tepër e rëndësishme që të shmangni porositë e biftekëve në rastet ku restoranti në të cilin ndodheni nuk është i specializuar për përgatitjen e tyre. E këshillueshme është që në raste të tilla të frekuentoni një restorant i cili ka si specialitet kryesor përgatitjen e produktit ushqimor në fjalë.

Së treti, në rast se ndodheni në një restorant kinez nuk duhet që të porosisni asgjë tjetër veçse ushqimit kinez.

Së katërti, asnjëherë mos porosisni specialitete të shtëpisë. Kuzhinierët në shumicën e rasteve shprehen se specialitetet zakonisht bëhen nga mbetjet e ushqimeve të vjetra që ata duan t’i heqin.

Dhe një këshillë e fundit: Asnjëherë mos porosisni peshk ditën e diel!

Pse? Sepse shumica e pronarëve furnizohen me ushqim për fundjavë, përkatësisht të enjteve dhe të premteve. Peshku të dielave nuk është fare, po fare, i freskët.

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here