OSBE del hapur kundër draftit për median elektronike: AMA s`mund të zëvëndësojë gjykatat, mbyllja masë drastike

Aktualitet

Projektligji për mediat online të propozuar nga qeveria Rama ka shkaktuar zhurmë të madhe në Shqipëri dhe kritika të shumta. Një qëndrim të tillë ka mbajtur edhe përfaqësuesi i OSBE-së për Lirinë e Medias, Harlem Desir.

Me anë të një shqyrtimi publik, përfaqësuesi i OSBE-së ka kritikuar hapur ligjin për mediat, duke vënë theksin që mbetet ende punë për t'u bërë dhe për tu përmirësuar për sa i përket këtijligji.


"Është e nevojshme që legjislacioni i ardhshëm të respektojë standardet ndërkombëtare dhe angazhimet e OSBE-së për lirinë e shprehjes dhe që të mos ndikojë negativisht në lirinë e medias në vend".

Sipas Desir, AMA duhet të ruajë rolin si rregullator i mediave audio vizuale dhe smund të jetë zëvëndësim i gjyqësorit duke bllokuar përmbajtjen, duke vënë gjoba mbi mediat online.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.


Përfaqësuesi kujtoi se bllokimi ose pezullimi i botimeve në internet konsiderohet një masë ekstreme e shtetit kundrejt të drejtës së lirisë së shprehjes dhe për këtë arsye pranohet nga standardet ndërkombëtare vetëm në rastet e shkeljeve shumë serioze të të drejtave të tjera të njeriut ose parimeve demokratike, ose kur masa të tjera nuk mund të zbatohen.


Përfaqësuesi vuri në dukje se kompetencat e AMA lidhur me "bllokimin e përkohshëm / kufizimin e aksesit në internet" mund të zbatohen vetëm në tre rastet e qarta të përcaktuara në ligj: pornografia e fëmijëve; inkurajimin e akteve terroriste; dhe shkeljet e sigurisë kombëtare dhe kur masat e tilla konsiderohen si të nevojshme dhe proporcionale, duke marrë parasysh ekzistencën e një rreziku të afërt./Lajmifundit.al

ME TE LEXUARAT