Ministri i Jashtëm i Athinës: Edi Rama është grek nga gjyshja

Kliko per me shume info

Kryeministri i Greqisë Qiriakos Micotaqis i ka besuar drejtimin e politikës së jashtme një prej njerëzve të tij më të afërt nga radhët e partisë “Demokracia e Re”, Nikos Dhendhias, me qëllim forcimin e pozitave të vendit në arenën ndërkombëtare.

Në dosjen e përgatitur me prioritetet në fushën e diplomacisë për mandatin që sapo nisi, kryeministri Micotaqis synon rritjen e bashkëpunimit me aleatët tradicionalë.

Kliko per me shume info

Por kryefjala e diplomacisë greke pritet të jetë ripërcaktimi i marrëdhënieve me Turqinë, si dhe perspektiva europiane e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Në platformën e qeverisë së partisë “Demokracia e Re” theksohet dhe “nevoja për të kufizuar ndikimin negativ të marrëveshjes së Prespës”.

Por kush është Nikos Dhendhias dhe cfarë roli do të luajë në marrëdhëniet me Shqipërinë?

60-vjecari me profesion avokat ka lindur në ishullin e Korfuzit, ka ushtruar detyrën e ministrit të Drejtësisë, të Mbrojtjes dhe te Rendit Publik.

Dhendhias ka deklaruar shpesh me krenari origjinën e tij nga Shqipëria. Disa herë në studiot televizive ai eshte shprehur se të parët të tij ishin nga Himara.

Një vit më parë kur Dhendhias ishte një nga zërat më të fortë të opozitës dhe ngrinte dyshime mbi politikën e jashtme të Aleksis Tsiprasit kritikoi në distancë dhe kryeministrin Rama.

NIKOS DHENDHIAS, MINISTER I JASHTEM I GREQISE tha:

Me ben pershtypje te jashtezakonshme që kryeministri Rama nuk ka qendrime pro greke. Me ben pershtypje sepse zoti Rama eshte çerek grek, gjyshen e tij Anagnosti e njihja ne Korfuz. Duhet te mbrojme dhe te drejtat tona, minoritetin grek ne vendin fqinj por nuk mund te lejojme qe vendi te behet terren per kercenime. Shqiperia ka nevoje per marredhenie te mira me Greqine, edhe me BE. Kemi shume menyra dhe mjete per ti bere presion Shqiperise qe te ushtrohet e drejta ne Shqiperi. Nuk duhet tu leme te besojne se mund te bejne ç’te duan .

Athina dhe Tirana duhet t’u japin zgjidhje shume çështjeve te mbetura pezull mes dy vendeve, por tashme Greqia pritet te beje ndryshime ne kursin diplomatik./vizionplus

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here