Basha takon krerët e PD-së, si pritet të vijojë aksioni opozitar

Politikë

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka mbledhur kryebashkiakët e djathtë dhe kerët e PD-së në ambientet e selisë blu.

Nga ambientet e selisë së PD-së mësohet se në takim do të diskutohet mbi vijueshmërinë e aksionit opozitar.

Në këto momente takimi ka nisur. Në këtë mbledhje janë edhe 15 kryebashkiakët e djathtë të rretheve.Ky është një takim konsultativ, që vjen në vazhdën e takimeve të zotit Basha në rrethe.

Basha do diskutojë gjerësisht axhendën e opozitës, ndërsa të premten pritet të mbledhë Kryesinë dhe ish-grupin parlamentar.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Mësohet se do vijojnë protestat, pasi tashmë është shtuar edhe mosnjohja e zgjedhje të 30 qershorit.

ME TE LEXUARAT