Babai ndërroi jetë nga i ftohti, lë në mëshirë të fatit 4 fëmijë

Aktualitet

Pak muaj më parë një ngjarje tragjike i ndryshoi jetën katër fëmijëve dhe Valbonës. Kryefamiljari duke shkuar për të marr ushqime, nga i ftohti pësoi infarkt, duke lënë në mëshirë të fatit familjen Zyko. Jetojnë në fshatin Selcë të Sipërme, më shumë se 1 orë e gjysëm larg Pogradecit. Të izoluar nga gjithçka, ambulanca më e afërt është gati 3 orë në këmbë. Kasandra, vajza e madhe rrëfen mes lotëve dhimbjen e madhe dhe pamundësitë e familjes.

“Për fajin tonë ngeli rrugëve, me gjithë ushqime ngeli. Kam dalë e kam kërkuar dhe thërrisja, ‘o babi, o babi’ nëpër rrugë që të vinte në shtëpi. Por, ai na la vetëm. Nuk mundemi dot më, nuk mundemi. Nuk kemi çfarë të bëjmë, jemi në ankth. Nuk ka kush të na ndihmojë, jemi shumë keq. Nuk dimë ku të shkojmë, e ku të vemi.

Kemi përjetuar shumë ankthe, babi na ka lënë vetëm. Dhe kur ishte, nuk kishte çfarë të bënte. Punonte nëpër fshatra, i jepnin njerëzit nga 5 mijë apo 10 mijë lekë. Me ato merrnin një thes miell, a ushqime. Qante çdo natë dhe thoshte se kishte tre çupa dhe në shkollë nuk na çonte dot. Na kërkonte falje çdo ditë, donte të na jepte shkollë, por nuk kishim lekë. Unë personalisht vetëm 9-vjeçaren kam bërë. Sepse nuk kishim lekë. Edhe shkollën nuk kemi ku ta bëjmë, sepse nuk ka kushte ku ta bëjmë. E kemi larg, ecim 1 orë, lodhemi.”

ME TE LEXUARAT