Trajneri i Qarabagut: I lumtur me rezultatin, Partizani skuadër e fortë

Kliko per me shume info

Trajneri i Qarabagut, Gurban Gurbanov, ka deklaruar pas ndeshjes kundër Partizanit se është i lumtur me rezultatin e sfidës së sotme ndaj të kuqve, edhe pse lë gjithçka të hapur për ndeshjen e kthimit.

Në një intervistë për “RTSH Sport” ai u shpreh se kishte përballë një kundërshtar të vështirë dhe që luante shumë mirë në mbrojtje.

Kliko per me shume info


“Po, I kënaqur nga ky rezultat. Ishte një ndeshje e vështirë për ne, patëm vështirësi. Partizani luajti mirë, një skuadër kompakte në mbrojtje. Në ndeshjen e dytë, Partizani do e ketë më të vështirë se sa e pati sot”

Partizani pati mundësitë e veta në pjesën e dytë…

Në pjesën e dytë, pati shumë momente të rrezikshme nga Partizani, por në përgjithësi ata do bënin disa raste, sepse luanin para tifozëve të tyre.

A është në dyshim kualifikimi?

Edhe nëse do fitonim sot, do ishim sërish të prekopuar, sepse duhet të marrësh seriozisht çdo ndeshje, edhe në atë të kthimit.

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here