Gaz Paja dhe bashkëshortja e tij nisin muajin e mjaltit

Showbiz

Rreth një muaj më parë, aktori i njohur i “Portokalli”, Gaz Paja dhe partnerja e tij Ira Seferi celebruan dashurinë e tyre me martesë.

Gazi dhe Ira i thanë “Po” dashurisë së tyre në një ceremoni madhështore të zhvilluar në një nga hotelet më luksoze të kryeqytetit.

Në dasmë morën pjesë rreth 300 të ftuar dhe ajo zgjati deri në orët e para të mëngjesit.

Ashtu si e do tradita, pas dasmës të gjithë prisnim që dyshja të nisej drejt ndonjë destinacioni ekzotik për të kaluar muajin e mjaltit, por ja që nuk ndodhi kështu.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Për shkak të angazhimeve profesionale aktorit ju desh të shtynte muajin e mjaltit dhe duket se pushimet kanë nisur 1 muaj pas dasmës së madhe.

Pak orë më parë Gazi dhe Ira kanë publikuar në rrjetet e tyre sociale, foto ku tregojnë se janë duke kaluar pushimet e ëndrrave.

Gazi ka zbuluar një foto ku të dy shfaqen mjaft të lumtur teksa përqafohen dhe nga pas tyre duket vendi ku po pushojnë. Deri tani ata nuk kanë zbuluar ende se ku ndodhen, megjithatë me siguri në ditët në vazhdim me siguri do e tregojnë.

ME TE LEXUARAT