Basha flet nga Fieri: “Jo betejë për karrige”, ndryshim rrënjësor sistemit

Politikë

Lideri i opozitës, Lulzim Basha, gjate nje takimi ne Fier, huazoi nga mediat botërore togfjalëshin “protestues proeuropianë”, që ata po e përdorin së fundmi për mbështetësit e opozitës, në mënyrë që të tregojë ndryshimin me Edi Ramën.

“Protestat tona janë europiane dhe për Shqipërinë si gjithë Europa. Edhe mediat ndërkombëtare, së fundmi, na u drejtuan si “protestuesit pro-europianë”, tha Basha, i cili shtoi se “meritë të jashtëzakonshme për këtë ka bashkimi i qytetarëve, që ka ngjallur shpresën për ndryshim.”

Duke vënë në dukje gjendjen shumë të vështirë ekonomike të qytetarëve të zakonshëm, lideri i opozitës tha në Fier se PD duhet t’i dalë për zot vendit, të rrisë mbështetjen e saj tek ai 85 përqindësh që refuzuan regjimin e Edi Ramës, duke treguar se PD, njësoj si ata, kërkon ndryshimin e vërtetë.

“Kjo nuk është një betejë për pushtet personal. Nuk jemi në betejë për karriget tona, por për të mbrojtur interesin publik, për ndryshimin rrënjësor të sistemit, që e keqja që solli Edi Rama, të mos përsëritet më kurrë”, deklaroi Basha. Ai theksoi se qëllimi i këtij ndryshimi është mirëqenia e qytetarëve.

ME TE LEXUARAT