Pse uji i ftohtë është më i mirë për flokët?

Soft

Uji i ftohtë është i këshillueshëm për flokët">flokët. Nëse do që të keni flokë më të shndritshëm, më pak të ngatërruar dhe më të shëndetshëm, atëherë mos shpenzoni para për produktet e pafundme, por thjesht, ndrysho temperaturën e ujit.

Ruan shkëlqimin.

Ujë i ftohtë nuk i dëmton fijet e flokut, i bën ato të duken më të buta dhe më të shkëlqyeshme.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Nuk ka më flokë të ngatërruar:

Zakonisht flokët ngatërrohen ose prishin formën nëse i lan me ujë të nxehtë. Uji i ftohtë nuk u heq lagështirën flokëve, pra nuk i than plotësisht ata dhe nuk u heq të gjithë yndyrën natyrale. Kështu, më shumë lagështirë, më pak flokë të ngatërruar.

Uji i ftohtë mbyll poret e lëkurës së kokës, duke parandaluar futjen e papastërtive në brendësi. Kështu, pas çdo shpëlarjeje me ujë të ftohtë, do t’i ndiesh flokët dhe skalpin më të pastër.

Nëse e ke të pamundur t’i lash flokët me ujë të ftohtë, atëherë të paktën përpiqu t’i shpëlash me ujë të ftohtë pas larjes. Në këtë mënyrë u jep atyre më shumë ajër dhe i bën më të shkëlqyeshëm.

ME TE LEXUARAT