Alban Hoxha: Do luajmë mirë ndaj Qarabagut, jam gati të gjuaj penalltitë

Sport

Kapiteni i Partizanit, Alban Hoxha ka folur shtyp përpara ndeshjes ndaj Qarabag për turin e parë të Champions League.

Në një deklaratë për mediat, portieri i të kuqve nënvizoi për vështirësinë që paraqet sfida ndaj skuadrës azere, orarin jo të përshtatshëm dhe penalltitë.


“U bënë gati tre javë që stërvitemi dhe kanë ardhur lojtarë që mundohen të ambientohen me grupin. Mendojmë të bëjmë mirë në përballjen me Qarabagun.

A mund të gjuaj penallti? “Mendoj se ka lojtarë që gjuajnë më mirë se unë, po patjetër do e merrja ta gjuaja një nëse më kërkohet, nuk jam tip emocional”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Shanset? “Mbas ndeshjes me Ferencvaros, atë të parën, njerëzit nuk e besonin kualifikimin se nuk ishim favoritë. Por futbolli është i çuditshëm e ka të papritura. Shpresojmë të marrim rezultat pozitiv. Të gjitha ekipet kanë qenë të forta por Qarabagu është superior ndaj atyre që kemi ndeshur më përpara me sa e njohim. Mariborin na thanë se ishte ekip i fortë, por kur u përballëm ishim thuajse të barabartë në lojë edhe pse u mundëm. Ne do luajmë lojën tonë dhe me pak fat shpresojmë te rezultati në ndeshjen tonë”.

Orari? “Do ishte orar më i përshtatshëm në darkë. Ky është orari nuk kemi çfarë të bëjmë. Orar i vështirë por do japim 100%”.

Golat e pësuar në miqësore? “Golat nuk kanë qenë pjesë e lojës që kemi shfaqur, por kemi zhvilluar lojë të mira në miqësore. Mendoj se thjesht nuk ka pasur shumë vëmendjen ato ndeshje se kanë qenë miqësore. Trajneri po e punon edhe më shumë skemën”.

Agolli? “Nuk është se e kam pyetur për këtë ndeshje edhe pse e njoh, Ansi do më shumë Qarabagun”.

Penalltitë? “Shpresoj të shkojë te penalltitë se do jetë e bukur se e kam në dorë unë. Por janë dy ndeshje dhe duhet të jemi të përqendruar fillimisht te kjo sfidë e parë pastaj të shohim”.

ME TE LEXUARAT