Përgjimet e reja/ Ja si sekretari i kryeministrit flet për tenderat me kompaninë …

Kosovë&Rajon

Disa media në Maqedoninë e Veriut kanë publikuar përgjimet e bisedës mes Sekretarit të Përgjithshëm të qeverisë, Dragi Rashkovski dhe përfaqësuesve të kompanisë italiane “Leonardo”, në lidhje me tenderin për furnizim me radar të ri.

Në përgjimin e ri dëgjohet edhe zëri i drejtorit të atëhershëm teknik në M-Nav, Kliment Çupunjovski dhe i drejtuesit të Këshillit udhëheqës të kompanisë, Nikollçe Tasevski.

Çupunjovski, sipas materialit të përgjuar, i thotë Raskovskit se nuk mund të ketë raport për takimin me kompaninë “Leonardo”, sepse është kundër rregullave të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

ME TE LEXUARAT