Ish legjenda e Barcelonës: Nuk e dua rikthimin e Neymarit në Camp Nou

Sport

Neymari vazhdon të flitet për një transferim të mundshëm në “Camp Nou”, por legjenda e Barcelonës, Lobo Carrasco, e kundërshton idenë e kthimit të brazilianit.

Megjithatë transferimi i Neymarit në Spanjë nuk do të jetë një proces i lehtë. Fillimisht, Barcelona do të duhet të arrijë marrëveshje me PSG-në, që kërkon shumë të madhe parash dhe lojtarë tjerë në shkëmbim për Neymarin.


Por në një intervistë të dhënë për “El Chiringuito”, Carrasco, i cili i kaloi 11 vjet në Barcelonë mes viteve 1978 dhe 1989, e kundërshtoi idenë e kthimit të Neymarit.

“Nuk dua që Neymari të kthehet. Unë e dua Griezmannin, një qendërmbrojtës, një mbrojtës të krahut të majtë dhe një qendërsulmues”, u shpreh Carrasco.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Kjo është rruga që unë do ta ndiqja në Barcelonë, nëse do të isha në rolin e presidentit të Barcelonës”, përfundoi ai.

Kujtojmë që Neymar gjatë 4 sezoneve në “Camp Nou” arriti të shënonte 105 gola me fanellën katalanasve.

ME TE LEXUARAT