Nargjilet të dëmshme sa duhani, s’do lejohen në ambientet e mbyllura

Aktualitet

Pas ndalimit të duhanit në ambientet mbyllura tanimë do të ndalohen edhe cigaret me ngrohje dhe ato elektronike shisha nargjile apo cigare me shije mente e tjera produkte të duhanit.

Në komisionin e shëndetësisë janë prezantuar ndryshimet që do bëhen në ligjin antiduhan. Ndërkohë që janë forcuar masat ndëshkuese për subjektet që shkelin ligjin.

Janë forcuar masat administrative për shkeljen e ligjit. Nëse një subjekt shkel 2 herë rresht brenda dy muajve nenin që ndalon pirjen e duhanit në ambiente të brendshme, gjoba do të jetë sa dyfishi i gjobës së parë. Nëse e përsërit të njëjtën shkelje brenda një afati 1 vjeçar gjobitet me 6-fishin e gjobës, duke shkuar deri në mbyllje të aktivitetit dhe heqje të licencës për ato subjekte që gjobiten në mënyrë të vazhdueshme.

Ligji anti-duhan nisi të zbatohej në vitin 2014 ku restorante bare dhe lokale ndaluan konsumimin në ambiente të brendshme. Por mesa duket subjektet kanë filluar të shkelin ligjin, ndaj është parë e nevojshme perforcimi i masave. Sipas statistikave, 25 % e vdekjeve të parakohshme tek meshkujt kanë shkak duhanpirjen dhe 9.1% e vdekjeve para kohe tek femrat kanë shkak duhanin.

ME TE LEXUARAT