Microsoft paralajmëron 800 milionë përdoruesit e "Windows 10"

Teknologji

Problemet e Windows 10-ës nuk kanë të mbaruar. Platforma është goditur nga probleme të shumta në javët e fundit dhe partnerët e Microsoft e kanë bërë situatën akoma edhe më keq.

Por një tjetër paralajmërim nga Microsoft vjen për Windows 10-ën. Microsoft paralajmëroi 800 milionë përdoruesit e Windows 10-ës se një problem serioz dhe jetëgjatë ishte në platformë i cili nuk dihet nëse mund ta konsiderojmë si problem.

Microsoft tha se ka fikur në heshtje të plotë krimin e kopjeve rezervë të regjistrit në Windows 10 tetë muaj më parë. Krijimi i kopeve rezervë të regjistrit është një prej proceseve më të rëndësishme të mbrojtjes për shumë biznese dhe përdorues.

Nëse rast se dështon Sistemi i Rikthimit të Windows në momente kur Windows ka dështuar, kopja rezervë e regjistrit është ajo që ngelet e gjitha.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Nga versioni 1803 i Windows 10, sistemi operativ nuk ruan kopje rezervë të regjistrit në folderin RegBack.

Windows 10 1803 debutoi në Tetor dhe pavarësisht se ky “problem” u trajtua në Qendrën e Feedback-ut, vetëm sot kompania po del hapur për atë që ka ndodhur. Ironike sepse Microsoft dy muaj më parë thoshte se përdoruesit e Windows 10 do të kenë më shumë “kontroll, cilësi dhe transparencë.”

Por për çfarë e ka bërë Microsoft këtë? Sipas kompanisë është bërë që të zvogëlohet hapësira që zë Windows në disk. Dhe sa hapësirë zë një kopje rezervë e regjistrit? Mes 50 deri në 100MB.

Në muajt e fundit Microsoft ka intensifikuar përpjekjet për të zhvendosur qindra miliona përdorues të Windows 7 në Windows 10. Po veprime si këta kanë për tja vështirësuar misionin Microsoft.

ME TE LEXUARAT