Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Mbyllet zyrtarisht votimi, s’ka kërkesë nga KQZ për shtyrje të orarit të zgjedhjeve

Ka përfunduar orari zyrtar i votimeve në të gjitha KZAZ-të në Shqipëri.

Dyert e qendrave të votimit janë hapur prej orës 7:00 të mëngjesit deri në orën 19:00.

Nuk ka patur asnjë kërkesë nga anëtarët e KQZ për shtyrje të orarit të votimeve. Madje në disa KZAZ si në Burrel apo në Kavajë qendrat e votimit janë mbyllur më herët pasi nuk ka patur votues gjatë orëve të fundit.

Proçesi zgjedhor është shoqëruar me disa incidente në Kamëz, Burrel dhe Skrapar. Pas mbylljes së votimeve dhe transferimit të kutive të votimit, pritet të nisë procesi i numërimit.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet