Arta Marku e emëroi kryeprokurore pasi i liroi kushëririn, vettingu shkarkon Alketa Nushin

Kliko per me shume info

Skandalet në drejtësi nuk kanë të mbaruar. Një denoncim i mbërritur në redaksinë e CNA.al ka hedhur dritë mbi pazaret që ka bërë Arta Marku me emërimet nëpër prokurori.

Menjëherë sapo është emëruar në postin e Prokurores së Përgjithshme të përkohshme, Marku ka nxituar të kthejë nderet.

Kliko per me shume info

Në vijimësi ajo është akuzuar se ka bërë shkarkime dhe emërime të kundërligjshme, madje ka edhe gjyqe të humbura, por me kohë faktet sa vijnë dhe shtohen.

Arta Marku emëroi në krye të Prokurorisë së Kukësit, prokuroren Alketa Nushi, menjëherë sapo mori detyrën. Por, ashtu si emërimet e tjera edhe ky emërim kishte një të kaluar nga pas.

Është dashur shkarkimi i prokurores Alketa Nushi nga Vettingu, për t’u zbardhur skandali.

Në një denoncim të mbërritur pranë CNA.al thuhet se prokurorja apo tashmë ish prokurorja Alketa Nushi, ka favorizuar vëllain e një prokuroreje apo kushëririn e Arta Markut.

Procesi gjyqësor ka rrjedhur në vitet 2014-2015.

Bëhet fjalë për shtetasin Lulzim Miceli, i cili është dënuar me 7 vjet burg nga Gjykata e Shkallës së parë, Mat për veprën penale mbajtjes pa leje të armëve luftarake (një pistoletë).

I dënuari është vëllai i prokurores Shqiponja Milla, zv.drejtuese në Prokurorinë e Shkodrës.

Shqiponja Milla, thuhet në denoncim njehërësh është vajza e tezes së Arta Markut, që i bie dënuari për armëmbajtje pa leje është edhe kushëriri i saj.

Në nëntor të vitit 2018, Shqiponja Milla,nga drejtuese seksioni Task-Forcë në Shkodër, u kalua nga Arta Marku Zv/drejtuese pranë kësaj prokurorie.

Alketa Nushi liroi kushëririn e Markut

Sipas denoncimit, prokurorja e çështjes Alketa Nushi ka kërkuar në Gjykatën e Matit, në vitin 2015 aplikimin e pezullimit të dënimit dhe daljen e të pandehurit, Lulzim Miceli në liri me kusht.

Por, Gjykata e Matit nuk e pranoi kërkesën dhe me vendimin e datës 12.01.2015 e dënoi Lulzim Micelin, me shtatë vite burg.

Pas këtij vendimi Prokurorja Alketa Nushi e ka dërguar çështjen në Gjykatën e Apelit të Tiranës me kërkesën për lirimin e të pandehurit me kusht, kërkesë që u pranua nga Gjykata në fjalë.

Ka qenë gjyqtari i skandaleve Artur Malaj që ka vendosur lirimin e shtetasit Lulzim Miceli.

“Prokuroria në shkallë të parë, ka pretenduar se i pandehuri Lulzim Miceli duhet të deklarohet fajtor dhe në lidhje me masën e dënimit ka kërkuar dënimin e të pandehurit me 7 vite burgim, uljen me 1/3 e dënimit duke kërkuar përfundimisht, dënimin e të pandehurit me 4 vjet e 8 muaj burgim si dhe në aplikim te nenit 59 te Kodit Penal ka kërkuar pezullimin e vendimit me burgim duke e vënë të pandehurin në provë për një periudhë prove prej 4 vitesh.

Gjykata e Apelit, vendosi lënien në fuqi të vendimit nr.4 dt.12.01.2015 të Gjykatës së Rrethit Gjyqesor Mat me këtë ndryshim: Në aplikim te nenit 59 të Kodit Penal, pezullimin e ekzekutimit të vendimit për pjesën e mbetur të burgimit, për të pandehurin Lulzim Miceli duke e vendosur në provë për një periudhë prej 4 vitesh. Urdhërohet lirimi i tij nëse nuk mbahet për ndonjë vepër tjetër penale. Detyrimin e të pandehurit Lulzim Miceli të mbaj kontakte me shërbimin e provës”, thuhet në vendimin e Gjykatës së Apelit Tiranë.

Si shpërblim për këtë shërbim të bërë, Arta Marku sapo u emërua në detyrë si Prokurore e Përgjithshme e përkohshme, e emëroi prokuroren Alketa Nushi drejtuese në Prokurorinë e Kukësit.

Tashmë Alketa Nushi është jashtë sistemit të drejtësisë, por është ende në drejtësi gjyqtari Artur Malaj, i cili ka firmosur lirimin e djalit të tezes së Arta Markut./CNA

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here