Lleshaj kërkon shkarkimin e kryebashkiakut Zef Hila

Aktualitet

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj kërkoi sot shkarkimin nga detyra të kryetarit të Bashkisë së Vaut të Dejës, Zef Hila pas ngjarjes së ndodhur mbrëmë ku KZAZ 6 në Bushat u dogj bashkë me materialet zgjedhore.

Lleshaj tha se jo vetëm ai por kushdo sulmon do ketë të njejtin fat.

“Ndërrimi i qimes, nuk ndërron zakonin, vesi del me shpirtin thotë populli. Zjarri mbrëmë dhe plagosja nga një grup sulmi me punonjës të Bashkisë së Vaut të Dejës në Bushat tregon se opozita që ka humbur arsyen dhe kauzën e saj”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ai tha se mbrëmë në KZAZ 6 ndodhi një sulm i ulët dhe i neveritshëm, ndërsa shtoi se opozitarët u përpoqën të lajnë duart nga akti kriminal i militantëve të tyre.

“Në mënyrë qesharake ata akuzuan policinë se paska sulmuar dhe plagosur veten, se punonjësit e Bashkisë së Vaut të Dejës dhe familjarët e tyre kanë zbatuar urdhërat tanë për dhunë. Kjo tregon qartë se në çfarë gjendje janë drejtuesit e revolucionit imagjinar”,- vijoi Lleshaj.

Lleshaj nënvizoi se materialet e djegura zgjehdore në Bushat do të zëvendësohen, ndërsa incidenti nuk i cënon zgjedhjet. “Incidenti i mbrëmshëm nuk i cënon zgjedhjet. Ato do të mbahen në gjithë vendin më 30 qershor”.

ME TE LEXUARAT