“S’ka 140 deputetë” Rama përgjigje zërave për ‘parlament ilegjitim’

Aktualitet

Kryeministri Edi Rama nuk ka shkuar në takim me Presidentin Ilir Meta në Presidencë, i ftuar për të diskutuar për zgjidhjen e krizës politike në vend. 

Në vend të kësaj, Rama ka vazhduar takimet elektorale nëpër lokale me banorët e Tiranës dhe që nga njesia nr.4, ka deklaruar me ironi: “Presidenti ka marrë drejtimin e opozitës. Dështon Luli, ndërhyn Iliri! – ëhstë shprehur ai. -  Është fatkeqësi e madhe për institucionin, por nuk kemi ca bëjmë.”

Po me ironinë e tij, Rama ka vazhduar të thumbojë Metën dhe rolin e tij në zgjidhjen e situatës: “ Erdhi dita që Bujar Nishani të duket si Xhefersoni” është shprehur ai.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Presidenti Meta i ka lënë një hapësirë të madhe kohore Ramës sot për të ardhur në takim, që nga ora 5:00 deri në orën 13:00 dhe u paraqit në zyrën e tij që në orën e caktuar.

ME TE LEXUARAT