“S’mund të duroja më tradhtitë”, i mori jetën gruas, Lavdoshi rrëfehet

Kliko per me shume info

Lavdosh Sula, autori i vrasjes së ndodhur mesditën e djeshme në Babicë, e ka pranuar fajin dhe krimin që ka kryer.

Ai ka deklaruar se prej 5 vitesh ka pasur probleme me gruan e tij Laureta Sula, dhe janë ndarë disa herë dhe janë pajtuar për hatër të fëmijëve.

Kliko per me shume info


Autori ka thënë në polici se gruaja e ka tradhëtuar. Para 10 ditësh ata kanë pasur një zënkë në familje për shkak të tradhëtise, ku gruaja e ka pranuar lidhjen me një person tjetër, mësohet nga burimet.

“E ndava, erdhi serish ne shtepi. E kisha paralajmeruar te mos e perseriste me. U zume per telefonin, ajo me shau. Nuk mbajta me. E qellova pastaj vajta te lokali qe te lajmeronin policine. Isha i nxehur. Me tallnin njerezit, kishte 5 vjet e lidhur me dike nga fshati”, mësohet të jetë shprehur Lavdosh Sula.

Vrasja e 44-vjeçares Laureta Sula u krye mesditën e djeshme në shtëpinë e çiftit në fshatin Babicë, ndërsa ata ishin prindër të dy fëmijëve.

Arsyet që kanë çuar në këtë ngjarje të rëndë kanë të bëjnë me tradhëtinë, ndërsa viktima dyshohet se kishte lidhje jashtëmartesore me kushëririn e burrit të saj, të cilin kishte tentuar ta vriste pak ditë më parë, vëllai i autorit.

Pas vrasjes Lavdosh Sula ka shkuar në një lokal pranë banesës dhe ka njoftuar policinë, të cilët kryen më tej dhe arrestimin e tij.

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here