Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta, Informacione nga Shqiperia

Prindërit e 13 fëmijëve tregojnë si i ushqejnë me 66 $ për kokë

Të hequrit dorë nga pazaret e përjavshme në supermarket ka ndihmuar jo pak Hannsin të shpëtojë qindra dhe qindra dollarë në faturën e tyre ushqimore. Të kesh një familje të madhe do të thotë të ushqesh shumë gojë, por një familje ka provuar se kjo nuk duhet të nënkuptojë një faturë ushqimesh të frikshme në vlerë.

Qasja me mend e Emma dhe Roy Hann në produktet ushqimore nënkuptojnë se janë në gjendje të ushqejnë trembëdhjetë fëmijët e tyre që ende jetojnë në shtëpi dhe veten e tyre me darka që kushtojnë rreth 12 $ në ditë.

LEXO EDHE:
FOTO/ Joga me kafshë, është tendenca më e fundit e këtij sporti
Familja, që jeton në Dundee, gatuan shtatë vakte të ndryshme çdo mbrëmje gjatë një jave, dhe me racione të mjaftueshme për 15 persona.

Hanns hodhi poshtë dyqanin tradicional apo supermarketin pesë vjet më parë, dhe madje tani ata janë rreth 200 për qind më mirë çdo muaj.

Emma, e cila zotëron kafenë e saj, e kuptoi se familja po shpenzonte më shumë në supermarket sesa ishte me të vërtetë e nevojshme, pasi kur je atje detyrimisht tundohesh të marrësh edhe gjëra që nuk i dëshiron por ama për të cilat tundohesh kur i lexon se janë në ofertë. Kjo familje prej 15 personash shpenzon 250 $ në javë për ushqim duke kursyer 60 $ krahasuar me mënyrën e mëhershme të pazarit në supermarket.

Përpos të tjerave familja ka të gjithë anëtarët në një peshë në normë dhe mjaft mirë dhe kjo për faktin se zgjedhin edhe një mënyrë të shëndetshme ushqimi dhe një menu po ashtu të shëndetshme.

Leave A Reply

Your email address will not be published.