Mziu zyrtarizon lëvizjen e Kamzës, aksioni do të zhvillohet 6 ditë me radhë

Aktualitet

Kryetari I bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu ka ftuar qytetarët ti bashkohen aksionit opozitar kundër zgjedhjeve të 30 Qershorit.

Mziu fton qytetarët që t’I bashkohen nismës për realizimin e takimeve qytetare nga nga data 27 qershor 2019 deri në 2 korrik 2019, nga ora 7;00 deri në 19:00.

“Duke u bashkuar të gjithë ndaj një të keqeje të madhe që ka pllakosur Shqipërinë, të gjithë do t’ja dalim për të fituar një herë e përgjithmonë liritë tona”, shkruan Mziu.

Reagimi i plote:

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Bashkia e Kamzës fton qytetarët të bashkohen: T’i themi ‘Stop’ Krimit!

Bashkia e Kamzës i bën thirrje të gjithë qytetarëve të bashkohen për t’i thënë “Stop Krimit”, në mbrojtje të institucioneve publike, Kushtetutës dhe lirive e të drejtave themelore të mbarë njerëzimit.

Ne ftojmë mbarë qytetarët e Bashkisë Kamëz për t’ju bashkuar thirrjes njerzore “Në Kamëz të gjithë bashkë për mbrojtjen e votës së lirë”, “Stop Krimit”, duke e realizuar me një takim qytetar nga data 27 qershor 2019 deri në 2 korrik 2019, nga ora 7;00 deri në 19:00.

Duke u bashkuar të gjithë ndaj një të keqeje të madhe që ka pllakosur Shqipërinë, të gjithë do t’ja dalim për të fituar një herë e përgjithmonë liritë tona.

ME TE LEXUARAT