Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Kriza politike/ Alfred Moisu: Palët të ulen urgjent në dialog!

Ish-presidenti Alfred Moisu ka deklaruar se vendi ndodhet në një krizë politike që sa vjen dhe po përkeqësohet, teksa ka parashtruar një sërë ndryshimesh që duhen bërë për të parandaluar kriza të tjera të riciklueshme. Në një dalje për mediat, ish-presidenti ka vënë theksin për një dialog urgjent me palëve, për të mirën e vendit dhe jo për interesa personale. Ai ka dënuar sulmet ndaj institucioneve shtetërore, gjuhën e urrejtjes për të nxitur vëllavrasje, retorikën denigruese ndaj rivalëve politik.

“Kriza politike po përkeqësohet, është koha e fundit për të gjetur zgjidhje për të mirën e Shqipërisë. Koha për një zgjidhje afatgjatë, për të shmangur krizat ciklike. Ne besojmë se është e patolerueshme nxitja e urejtjes ndaj shqiptarëve, veprimet e dhunshme ndaj institucioneve publike, retorika denigruese ndaj rivalëve politik nga të gjitha palët”, tha Moisiu.

Ai ka parashtruar disa pika që sipas tij, kërkohen të ndryshohen urgjent që nga zgjedhja e presidentit nga populli, ndryshimet kushtetuese të bëra në 2008 të anulohen, një Komision Qendror të Zgjedhjeve të papolitizuar.

  1. Mbrojtjen e integritetit të institucionit të zgjedhjeve.
  2. Pranimin e faktit se ndryshimet kushtetuese të 2008 prishën ekuilibrat e sollën pasoja negativepër vedin
  3. Ndryshimin e procesit zgjedhor, dhe zgjedhjen e Presidentin nga populli
  4. Forcimin e kompetencave qe garantojnë kushtetuetshmëri duke hequr dore nga pritshmëria që krizat të zgjidhen me ndërhyrje nga jashtë
  5. Në funksion të rritjes së besimit te procesi zgjedhor forcat politike të rikthehen në dialog isntitucional:
    a- Garantimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme
    b- KQZ e organet vartëse të respektojnë kërkesën ligjore, numëruesit të mos jenë përfaqësues apo militant për të shmangur cdo përplasje
    c- Të hetohen individët e përfshirë në trafikun e votës e të forcohet legji
    d- Rregulla strikte për financimin e partive
    e- Të forcohen masat ndëshkimore për standardet etike të sjelljes në Kuvend
  6. Kuvendi e shoqqria civile të zgjedhin një Komision të Posaçëm për ndryshime përkatëse kushtetuese e ligjore.
  7. Pakt kombëtar ku të përcaktohet niveli kur do të lejohen ndryshime në administratë në rast ndryshimesh të pushtetit.
Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet