Komisioni i ligjeve aprovon shkarkimin e presidentit Ilir Meta, 13 vota pro

Kliko per me shume info

Komisioni parlamentar i ligjeve prezantoi raportin për shkarkimin e presidentit që do t’i dërgohet Kuvendit.
Relatori Adnor Shameti tha se:”Presidenti nuk kishte interes për tu dëgjuar në këtë komision. Kur kishte nisur fushata zgjedhore presidenti nxori dekretin e ç’fuqizimit të datës së zgjedhjeve.


Kërkesa e 55 deputetëve është e bazuar. Kuvendit do t’i dërgohet edhe letra përgjigje e presidencës bashkë me propozimin e ngritjes së një komisioni hetimor”.

Kliko per me shume info


Pas diskutimeve në Komision, nisma u votua me 13 pro dhe 1 kundër nga deputeti i ri i opozitës Adriatik Alimadhi.
Komisioni i ligjeve votoi pro komisionit hetimor për shkarkimin e presidentit ndërsa mësohet se propozimi i komisionit të ligjeve për ngritjen e komisionit hetimor do të diskutohet me debat në seancën e ardhshme të parlamentit më 4 korrik.

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here