Basha akuzë Ramës: Ke futur provokatorë në protestat e opozitës

Kliko per me shume info

Në deklaratën e sotme për mediat, referuar zgjedhjeve të 30 qershorit, Basha është shprehur se Rama po vepron ashtu sikurse çdo autokrat, duke mbajtur zgjedhje farsë.

Kryedemokrati Basha i është kthyer kreut të qeverisë duke thënë se, Rama nuk është as sa Ramiz Alia, i cili anulloi zgjedhjet farsë të shkurtit 1991 për t’i hapur rrugë votimeve pluraliste.

Kliko per me shume info

“Votimet farsë, nën frikë dhe terror, ishin një nga elementët kryesorë të diktaturës. Edhe kur diktatura po rrënohej, nën falimentimin ekonomik dhe peshën e krimeve të veta, Ramiz Alia u përpoq ta shpëtonte me zgjedhje farsë.”

Sipas Bashës, rruga e zgjedhur nga Rama, per zhvillimin e zgjedhjeve është fatale, ndërkohë që referuar protestave të opozitës e akuzon kryeministrin se ka futur provokatorë për të nxitur dhunën.

“Edi Rama ka zgjedhur një rrugë më fatale. Ai ka javë të tëra që bredh nëpër Shqipëri, duke provokuar dhe nxitur përplasje shoqërore. Në të gjitha protestat e opozitës, ka futur provokatorë për të nxitur dhunë. Në të gjitha vizitat nëpër Shqipëri ka folur për të motivuar dhunë.

Kulmin e arriti mëngjesin para se të nisej për në Shkodër, pak ditë më parë, kur vendosi ta provokojë Shkodrën, duke e kërcënuar se policia e tij do të bënte një tjetër 2 prill. Edhe arrestimet dhe dhuna ndaj përfaqësuesve të opozitës, kanë për qëllim nxitjen e dhunës. Dhunën ka për qëllim e gjithë propaganda që bën me të huajt duke akuzuar opozitën për dhunë.”

Pjesë nga deklarata e Bashës:

“Edi Rama po përpiqet të bëjë edhe gjënë e fundit që bën çdo autokrat për ta mbajtur pushtetin: zgjedhje farsë. Por ky do të jetë fundi i tij. Jo shumë kohë më pare Shqipëria jetonte nën diktaturën kriminale të Enver Hoxhës. Edhe atëhere kishte votime.

Njerëzit shkonin në qendrat e votimit, merrnin një fletë votimi, në të cilën kishte vetëm një emër dhe hidhnin fletën në kuti, pa asnjë fshehtësi. Ndërkohë,kudo buçiste propaganda shtetërore se vota ishte plumb për armikun, se armiku nuk donte që populli të votonte për partinë.

Votimet farsë, nën frikë dhe terror, ishin një nga elementët kryesorë të diktaturës. Edhe kur diktatura po rrënohej, nën falimentimin ekonomik dhe peshën e krimeve të veta, Ramiz Alia u përpoq ta shpëtonte me zgjedhje farsë.

Kur komunzimi ra kudo në lindje, kur pluralizmi dhe liria triumfuan mbi robërinë, Ramiz Alia deshi t’u shiste shqiptarëve të etur për liri, pluralizëm fallso. U përpoq të bënte në shkurt 1991 zgjedhje gjoja pluraliste me organizatat e rinisë dhe të grave komuniste, por dështoi, sepse njerëzit nuk u mashtruan, sepse shqiptarët donin lirinë e vërtetë.

Tre dekada më vonë. Jemi kthyer në të njëjtën situatë. Shqipëria është sot e rrënuar ekonomikisht. Krimet shtetërore janë bërë të padurueshme. Demokracia ka rënë.

Edi Rama po kërkon të mbajë zgjedhje farsë, gjoja demokratike për të zgjatur jetën e regjimit të tij kriminal dhe autokratik, edhe për pak.

Njësoj si më 1991, qytetarët ftohen të shkojnë në qendra votimi, të marrin një fletë votimi, në të cilën ka një emër dhe ta hedhin atë në një kuti, pa asnjë fshehtësi.

Njësoj si atëherë, vota është shpallur plumb kundër armiqve të regjimit. Njësoj si atëherë, regjimi mundohet të shtypë pakënaqësinë e njerëzve.

Ramiz Alia nuk e shpëtoi dot regjimin kriminal enverist. As Edi Rama nuk do ta shpëtojë dot regjimin e tij kriminal. Por fati i Edi Ramës duket se do të jetë më i keq se i Ramiz Alisë.

Ramiz Alia i anulloi zgjedhjet e shkurtit 1991 për t’i hapur rrugë zgjedhjeve pluraliste. Edi Rama ka vendosur t’i bëjë zgjedhjet e tij njëpartiake. Ndryshe nga Ramiz Alia, Edi Rama ka zgjedhur të nxisë dhunën. Rama e di se vetëm nëse ka dhunë dhe përplasje civile, do t’i shpëtojë gjykimit për vjedhjet, drogën, mbrojtjen ndaj krimit.

Edhe pse një komunist, pjesë e krimeve të regjimit kundër popullit, Ramiz Alia kuptoi fundin e tij dhe e pranoi atë pa i sjellë fatkeqësi dhe kosto të tjera vendit. Kurse Edi Rama ka zgjedhur një rrugë më fatale. Ai ka javë të tëra që bredh nëpër Shqipëri, duke provokuar dhe nxitur përplasje shoqërore.

Në të gjitha protestat e opozitës, ka futur provokatorë për të nxitur dhunë. Në të gjitha vizitat nëpër Shqipëri ka folur për të motivuar dhunë.

Kulmin e arriti mëngjesin para se të nisej për në Shkodër, pak ditë më parë, kur vendosi ta provokojë Shkodrën, duke e kërcënuar se policia e tij do të bënte një tjetër 2 prill. Edhe arrestimet dhe dhuna ndaj përfaqësuesve të opozitës, kanë për qëllim nxitjen e dhunës. Dhunën ka për qëllim e gjithë propaganda që bën me të huajt duke akuzuar opozitën për dhunë.

Edi Rama është i mësuar me dhunën. Tani që ka dështuar me çdo gjë, tani që as nuk shtiret dot se mund të qeverisë, ai po kërkon ta mbajë pushtetin me të njëjtën mënyrë: me dhunë dhe në aleancë me krimin. Sepse ai e di se, vetëm, nëse ka dhunë, vetëm nëse ka përplasje civile, ai do t’i shpëtojë gjykimit për vjedhjet dhe keqqeverisjen, për drogën dhe mbrojtjen ndaj krimit.

Por plani i tij për dhunë ka dështuar. Shqiptarët e kanë kuptuar se dhuna i shërben Edi Ramës. Shqiptarët e dinë se përçarja është e keqja e të gjithëve. Opozita nuk vjen në pushtet me dhunë.

Opozita do të vijë në pushtet, duke rrëzuar regjimin kriminal të Edi Ramës me forcën e mendjeve dhe zemrave të shqiptarëve të bashkuar kundër së keqes.”

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here