Vazhdon loja me Emiliano Shullazin, dështon sërish seanca

Aktualitet

Duket si një maratonë e pafund dështimesh, gjyqi në Gjykatën e Krimeve të Rënda ndaj grupit kriminal të Emiliano Shullazit. Ditën e sotme ka dështuar  sërish seanca gjyqësore ndaj tij dhe 4 të pandehurve të tjerë. Loja shkaqet, janë sërish të njëjtat.
Gjyqtari i tretë i caktuar nga KLGJ Arben Vrioni nga gjykata e Apelit Durrës, për arsye shëndetësore nuk mund të zhvillonte asnjë proces gjyqësor deri ne 29 qershor. Në senacën e sotme e morri fjalën Gilmando Dani i cili tha gjyqtares Albana Boksi, se si mund të jeni kaq e qetë kur ju keni dhënë një vendim pro Ylvi Beqajt.

 “Nuk mund të na gjykoni edhe ne”, i është drejtuar ai gjyqtares Boksi. Dani kërkoi gjithashtu që të rikthehen mbrojtësit e tyre dhe të mos kenë më, avokatë kryesisht. Seanca e radhës pritet të mbahet me 1 korrik ora 12:30.

Në seancën e shkuar mes të pandehurve dhe trupës gjykuese pati tensione ku Dani kërcënoi pothuajse hapur gjyqtaren Boksi, duke i kërkuar që të hiqte dorë nga gjykimi i kësaj çështjeje

ME TE LEXUARAT