Rama nga Durrësi: Lulzim Basha do shpallë fitoren mbrëmjen e 30 qershorit

Politikë

Kryeministri, Edi Rama paralajmeroi mundësisë për një pjesemarrje të ulët në zgjedhjet e 30 qershorit. Nga Durrësi, ai tha se nga 30 qershori do të fitojnë të dyja palët.

Rama: Kam një përshtypje, nuk e di por do ta shikojmë, që zgjedhjet do bëhen në datë 30 qershor, kjo nuk diskutohet por kam një përshtypje që të dyja palët do fitojnë. Kemi për ta parë, ne do fitojmë sepse zgjedhjet do bëhen, pra popullin dhe Shqipërinë peng kush nuk ka për t’i marrë dot por jam i bindur që priteni, zëreni se po e shoh tani para syve, do dali Lulit, do thotë fitore. Do dali do thotë fitore, do t’i numërojë të gjithë ata që janë ashtë shtetit, të gjithë ata që do shkojnë në plazh atë ditë, të gjithë ata që mund të mos vijnë të votojnë se do thonë këtu nuk ka kundërshtar, është e fituar.

Dhe gjithë demokratët që do donin të vinin por thonë nuk po shkojmë se po na shohin, e do thotë këta janë të mitë, fitore. Shumë mirë, rëndësi ka për ne që në 30 qershor jo thjesht të zgjedhin kush do jenë kryetarët e bashkive por të fitojë populli shqiptar duke i vënë mbas 30 vitesh kufirin një herë e mirë politikanëve që e dinë veten se janë mbi ligjin dhe që i aprovojnë ligjet atje në parlament për t’i zbatuar të tjerët e kur vjen puna tek ata, tek interesat e tyre, tek hallet e tyre, thonë ti biem shkurt, kushtetuta nuk ka rëndësi, ligji nuk ka rëndësi se jemi ne bashkë Kushtetuta dhe ligji. E kanë bërë këtë gjë, herë pas here. Herë pas here partitë politike janë marrë vesh për t’i rënë shkurt dhe ju ka dalë shqiptarëve gjatë.

Në 30 qershor shqiptarët do thonë, ka vetëm një rrugë, është rruga ku vendos populli. Kush i bie shkurt, i del gjatë dhe rrugëve le të ngelet se nuk është ky problemi i popullit. Problemi i popullit është të ndërtohet rruga europiane dhe e fundit që kam, u zgjata, unë zakonisht nuk flas shkurt por u zgjata sepse është pamja shumë e bukur që kam përballë dhe ju falenderoj shumë për këtë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Rama paralajmëroi drejtuesit e opozitës se nuk do të munden të bëjnë asgjë për të prishur procesin, përveçse të marrin njerëz në qafë.

Rama: Ata bëjnë si trima të mëdhenj, kërcënojnë, bërtasin, përbetohen që këtu do bëhet nami, po ju them unë që ata kanë një frikë aq të madhe sa i bërtasin frikës së tyre, njësoj si Beni tek filmi Beni ecën vetë. Kush është pak më në moshë si puna ime dhe e Gjushit, le t’ia tregojë atyre më të rinjve që ndoshta nuk e kanë parë. Kur Beni kalonte pyllin natën, këndonte me zë të lartë. Edhe këta bërtasin se duan të dëgjojnë zërin e tyre edhe të trembin frikën e tyre. Këta, po ju them unë, nuk mund të bëjnë dot asgjë përveç se sa të marrin në qafë njerëz, lartë e poshtë. Atë mund ta bëjnë, po e bëjnë.

Asnjë gjë tjetër nuk mund të bëjnë dot këta dhe të jeni të sigurt që sa më shumë përpiqen të mbjellin frikën në familjet e shqiptarëve, në shpirtrat e njerëzve, qofshin socialistë, qofshin demokratë se dhe demokratët nuk duan këtu të bëhet nami se duan qetësi, duan siguri dhe duan të shikojnë në radhë të parë punën e familjes së tyre, aq më shumë ata do treten nga frika e tyre, do t’i shikoni.

Ndërsa ne, e thashë, nuk jemi më të mirët që mund të imagjinohen por më të mirë se ne nuk ka dhe ajo që na bën më të mirët ne sot është përveç të tjerave se ne kemi të drejtën me vete. E drejta jo gjithmonë dhe jo menjëherë dhe jo pa vështirësi triumfon por ama, e drejta në fund fiton dhe në 30 qershor, do jetë fundi i kësaj përpjekjeje, i këtij strapacimi, i këtij stërmundimi që ata i kanë krijuar këtij populli gjatë gjithë kësaj kohe dhe në të gjitha kohërat dhe e drejta jonë që sot është e përputhur 100% me të drejtën e popullit shqiptar, në 30 qershor do triumfojë!

ME TE LEXUARAT