Prokurori që hetoi Nanon e Arsidin: Kolegji zgjedhor s`mund të vendosë, dekreti i Metës është ligj

Kliko per me shume info

Ish zv.prokurori i pergjithshem i Shqieprise ka komentuar me ane te nje shenimi ne faqen e tij zyrtare debatin e hapur ne shqiperi lidhur me dekretin e presidentit Meta per anulimin e 30 qershorit si date zgjedhjes.

KOMENTI I DERVISHIT: Po lexoja qe neser Kolegji Zgjedhur (i ngritur mbi bazen e Lighit Zgjedhor) do te marre per shqyrtim kerkesen e nje subjekti Zgjedhor. Me erdhi cudi sepse Presidenti i Republikes dekretoj anullimin e zgjedhjeve vendore te parashikuara per tu mbajtur ne daten 30 Qershor 2019.

Kliko per me shume info

Meqenese Dekreti per anullimin u botua ne Fletoren Zyrtare ne daten 11 Qershor 2019, athere ne Shqiperi nuk ka zgjedhje me daten 30 Qershor 2019.

Dekreti ne momentin qe shpallet ne Fletoren Zyrtare eshte ligj dhe duhet menjehere te zbatohet sic do ligj tjeter. Cdo veprim mbas anullimit te zgjedhjeve do te vinte ne kundershtim te hapur me Kushtetuten e Republikes. Kolegji Zgjedhor ne kete moment nuk ka tagra juridike te gjykoje asnje lloje ceshtje qe lidhen me zgjedhjet, sepse nuk ka te tille.

Cdo veprim qofte KQZ apo Kolegji Zgjedhor duhet te pushojne cdo aktivitet Zgjedhor te parashikuar pasi Ekziston nje Dekret i botuar ne Fletoren Zyrtare qe anullon Zgjefhjet e Dates 30 Qershor 2019.

Fatos Dervishi ka qenë Zëvendës Prokurori Përgjithshëm i Republikës së Shqipërisë nga viti 1994 deri në vitin 1998. Gjatë kohës që ai ishte në detyrë ka hetuar shumë çështje të rëndësishme, siç janë çështja “Nano”, çështja e 5 Minoritarëve, çështjen “Arsid” si dhe një numër të madh çështjesh të tjera.

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here