Ndocaj publikon mesazhin që mori: "Provo të hysh në zgjedhje e do ta shohësh keq…"

Aktualitet
Ndocaj publikon mesazhin që mori: "Provo të hysh në zgjedhje
https://www.facebook.com/hotel.kei/videos/1261598307340805/

Kandidati i pavarur për Bashkinë e Lezhës Eduard Ndocaj ka bërë kallëzim penal me pretendimin se e kanë kërcënuar me jetë që të tërhiqet nga gara.

Ndocaj akuzon për kërcënimet e marra në drejtim të tij, rivalin Pjerin Ndreu, dhe fjalët që i janë thënë kanë qenë: ”Provo të hysh në zgjedhje dhe do ta shohësh se çfarë ndodh!”.

Ndocaj ka publikuar dhe një telefonat që ka bërë me një qytetar, i cili i tregonte kërcënimet që persona pranë Ndreut, iu kanë bërë votuesve tyë mundshëm të Ndocajt.

"Ja si kercenon Pjerin Ndreu me banditet e tijë që ka mledhur perrreth kunder votes lire , kunder families lezhjane , dhe qytetarise lezhjane , këtë qytetare e ka kërcenuar me familie dhe me jet disa individ që Pjerini i ka mbledh per te fortë kundër lezhjanëve , zonjës ne fjalë i kan thënë shprehimisht se po votove Eduart Ndocaj do tu q… robet të gjithëve ju dhe të thereve”, shkruan në një denoncim në rrjetet sociale Ndocaj.

ME TE LEXUARAT