Lubonja: Rama kalon pragun me 30 Qershor, fundin e ka si diktator

Politikë

Analisti Fatos Lubonja duke folur në studion e “News 24” tha se opozita e ka betejën të vështirë pasi kjo është një diktaturë sui-generis në mes të Europës. Sipas tij “me 30 qershorin Rama po kalon pragun, dhe po intalon de facto diktaturën. Se sa do ta mbajë, 1 muaj, 3 muaj, 10 vjet, nuk dihet. E sigurt është që fundin do ta ketë si diktator”.

Analiza e plotë e Lubonjës për situatën politike ku ndodhemi sot:

“Detashmentët e prokurorisë dhe policisë janë të gjithë të rreshtuar për të mbrojtur regjimin e krimit.
Dibra ishte prova e paekuivok e grabitjes së votës. Pas kësaj prove që duhet të vinte të gjithë në lëvizje, Kryeministri thotë do ndalojmë daljen jashtë vendit të atyre që kryejne krim zgjedhor. Por a ka krim më të madh se ato përgjime?

Opozita ka bërë mjaft përsa i përket denoncimit. Të denoncosh të zbulosh krime nuk është e mjaftueshme.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Opozita nuk është në pozicion të lehtë. Duhet të ngrihet gjithë populli shqiptar. Ky regjim duhet të rrëzohet sepses s’ka mjete të tjera. Me cilat institucione; me prokurorinë e Arta Markut, me mediat e kapura. Me kë? Me Komisonin Zgjedhor?!

Presindeti që tha fjalën e vet por këta thonë do ta shkarkojmë…

Me kë do ta luftosh?

Ose do ta rrëzosh ose do të presesh më durim derisa te degradojë vete. Por forma institucionale nuk ka…

Opozita duhet të mobilizojë njerëz, intelektualët, sepse kjo është një diktaturë sui-generis në mes të Europës. Ne fillim une mendoja se ishte i nxituar vendimi per te ikur nga Parlamenti, por me keto qe dolen nga Dibra, opozita del se ka pasur te drejte.

Me 30 qershorin, Rama po kalon pragun, dhe po intalon de-facto diktaturën. Se sa do ta mbajë, 1 muaj, 3 muaj, 10 vjet, nuk dihet. E sigurt është që fundin do ta ketë si diktator.

Tani çështja është çfarë do të bëjnë shqiptarët, jo çdo bëjë opozita. Se Lulzim Basha mund të thotë një ditë, une kaq munda të bëj dhe ikën për Holandë sepse nuk mundem më.

Shqiptarët çfarë do bëjnë? Si do ta zgjidhin? Apo duke ikur të gjithë…

U bëj thirrje socialistëve të ndershëm të distancohen nga këto krime dhe të bashkohen për rrëzimin e diktaturës. Keto jane shenjat si ne pushtetin e Enver Hoxhes qe denonte ata qe thonin te verteten. Edhe ketu po instalohet pushteti qe denon, qe ndeshkon denoncuesit e krimit, dhe jo ata qe kryejne krimet”.

ME TE LEXUARAT