Kolegji Zgjedhor rrëzon Metën: Zgjedhjet mbahen më 30 qershor

Aktualitet

Kolegji Zgjedhor ka vendosur të rrëzojë kërkesën e Partisë Uniteti Kombëtar për çregjistrim nga zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Ky vendim i Kolegjit lexohet si përgjigje indirekte kundër vendimit të Ilir Metës për të shfuqizuar 30 qershorin.

Partia e drejtuar nga Idajet Beqiri kërkoi çregjistrimin nga zgjedhjet dhe heqjen nga lista e votimit bazuar në dekretin e Metës, por Kolegji Zgjedhor nuk e pranoi si kërkesë, duke lënë në fuqi vendimin e marrë më parë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Vendimi u mor nga Artur Malaj, Shkëlqim Mustafa, Ridvan Hado, Tomorr Shkreli dhe Lindita Sinanaj.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Jashtë ambienteve të Kolegjit, kreu i PUK, Idajet Beqiri, i pyetur nëse pret që ky institucion të shprehet edhe mbi dekretin e Ilir Metës për të shfuqizuar 30 qershorin, tha: “Në fakt thelbi i padisë sonë, ky ishte, se çdo padi ka një shkak. Shkaku kryesor që ne ngritëm padinë ishte dekreti i presidentit. Vendimarrja jonë ishte juridike dhe politike.”

ME TE LEXUARAT