Argjentinë/ Lojtarët ulen në fushë dhe nuk pranojnë të luajnë

Kliko per me shume info

Skena të pabesueshme nga Argjentina, aty ku futbolli shpesh është çështje “për jetë a vdekje” dhe në kategoritë e ulëta dhuna është e pranishme çdo javë.

Këtë radhë nuk kanë faj tifozët, por lojtarët, sepse finalja e kthimit në kategorinë e tretë, mes San Jorge dhe Alvarado, nuk përfundoi për diçka absurde që ndodhi gjatë ndeshjes.

Kliko per me shume info

Pas barazimit 0-0 në vajtje, San Jorge shënoi në fund të pjesës së parë në finalen e kthimit të dielën në mbrëmje.

Sapo nisi pjesa e dytë lojtarët e Alvarados u ulën në fushë dhe nuk pranuan ta vazhdonin lojën. Kaos total, minuta të tëra pritje, por ndeshja nuk rinisi, pasi lojtarët e Alvarados protestonin për arbitrimin tendencioz.

Fitore në tavolinë për San Jorge, që ngjitet në Divizionin 2, ndërsa futbolli argjentinas ka bërë një tjetër figurë skandaloze, sepse ndeshja po transmetohej direkt në televizion kombëtar.

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here