Anxhela Peristeri paska provuar të bëjë prezantuesen, edhe…

Kliko per me shume info

Dikur, fituesja e “Këngës Magjike” ka provuar të prezantojë lajmet por nuk e zgjodhën.

E ftuar tek “E Diell” sot, Anxhela Peristeri rrëfeu për periudhën kur të bëhej këngëtare ishte për të vetëm një ëndërr, dhe kushtet ekonomike nuk ia lejonin të paguante për të bërë muzikë.

Kliko per me shume info

“Meqë ekonomia nuk ishte e duhura, provova njëherë veten tek lajmet, pastaj shkova tek Miss-i, dhe në emisione për prezantuese. Si përfundim, nuk e fitova audicionin.”

Anxhela spikati si këngëtare kur ishte 14 vjeçe. Ajo mori pjesë tek Festivali i Zërave të Rinj në Korçë me këngën e Elsa Lilës, “Vetëm një Fjalë”.

Anxhela tregoi se atë ditë, ishte aq e ngjirrur sa vendosi të mos shkonte. Megjithatë, babai dhe Kostika Tanto, drejtues i festivalit, i kërkoi të merrte pjesë me se s’bën.

Kështu, ajo shkoi të konkurronte dhe fitoi vendin e parë.

“Kur u tha emri Anxhela Peristeri, u shokova fare.”

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here