Zbulohet projekti i Elvana Gjatës në Stamboll!

Showbiz

Elvana Gjata është gati për të publikuar jo një, por dy klipe të reja dhe njëri prej tyre do të jetë bashkëpunim.

Këngëtarja e “Tavolina e Mërzisë” po punon aktualisht për realizimin e klipit të parë ku do të jetë solo dhe për këtë, ka udhëtuar deri në Turqi!

“Prive” zbulon se Elvana ka qenë këto ditë në Stamboll për xhirimet e klipit.

Kujtojmë se Elvana Gjata ishte protagoniste e filmit “Dy Gisht Mjaltë”, një produksion i Ermal Mamaqit. Regjisori i filmit është turk, Emir Khalilzadeh.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ndoshta Elvana- në nivel spekulimi kjo- mund të ketë vendosur të ketë një bashkëpunim të dytë me regjisorin.

Kënga e dytë që do të publikohet nga Elvana këtë verë do jetë një bashkëpunim me një artist të njohur, por nuk jepen më tepër detaje sesa, ajo që duket se do të jenë dy hite verore.

ME TE LEXUARAT