E zë gjumi në avion, kur zgjohet habitet me atë që sheh

Bota

Një grua është zgjuar brenda një aeroplani të zbrazët, pasi e kishte zënë gjumi gjatë fluturimit.

Ngjarja ka ndodhur në Kanada gjatë fluturimit Quebec-Toronto.

Tiffani Adams tha se e zuri paniku kur pa që në avion nuk kishte asnjë njeri. Ajo kishte rënë në gjumë në 30 minutat e fundit të fluturimit dhe askush nuk e kishte zgjuar kur aeroplani mbërriti në destinacion.

Tiffani e gjeti veten brenda një aeroplani të mbyllur në parkingun e aeroportit ku nuk kishte asnjë njeri.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Nuk mund të telefononte për ndihmë, për shkak se celularit i kishte mbaruar bateria.

Për të kërkuar ndihmë, ajo përdori një elektrik dore si një përpjekje që ndoshta dikush do ta shikonte.

Fatkeqësisht nuk funksionoi pasi askush nuk ndodhej aty pranë. Përfundimisht, Tiffani u pikas më vonë nga një punonjës i aeroportit që po transportonte valixhet.

Për fat të mirë gjithçka u mbyll pa asnjë problem, ndërsa vetë Tiffani shprehet e revoltuar me kompaninë ajrore ‘Air Canada’ si ishte e mundur që ekuipazhi i aeroplanit mos ta zgjonte, por ta harronte brenda avionit.

Kompania ajrore thotë se po mban kontakte me pasagjeren për këtë ngjarje. Deri tani, Tiffani shprehet se e kanë telefonuar dy herë.

ME TE LEXUARAT