Anxhela Peristeri tregon eksperiencën e saj si spikere lajmesh në vitet 2000

Showbiz

Sot të gjithë e njohin Anxhela Peristerin si këngëtare, por dikur ajo ka prezantuar emisione televizive madje ka tentuar dhe të bëjë spikeren e lajmeve.

E ftuar në “E Diell” këngëtarja kujton se në vitet 2000 i ka bërë të gjitha tentativat për t`u futur në botën e artit pasi babai i saj punonte në Pallatin e Kulturës.

“Meqë ekonomia nuk ishte e duhura dhe s`mund të hyja menjëherë në fushën e këngës, provova njëherë veten tek lajmet, pastaj shkova tek Miss-i dhe në emisione të tjera si prezantuese. Si përfundim nuk e fitova audicionin” rrëfen me nostalgji Peristeri”.

Ndër të tjera Anxhela kujtoi se në fillimet e karrierës së saj, këngët e para teksa këndonte në festivalet e fëmijëve i dedikoheshin Zotit dhe se nuk i janë ndarë asnjëherë çmimet e para.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Jo më kot, këngëtarja korçare konsiderohet si një nga vokalet më të mira të skenës shqiptare.

ME TE LEXUARAT