Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta, Informacione nga Shqiperia

Majlinda Kelmendi fiton medaljen e artë

Xhudistet nga Kosova, Majlinda Kelmendi dhe Nora Gjakova kanë fituar medalje në Lojërat Evropiane që po mbahen në Minsk të Bjellorusisë.

Majlinda Kelmendi ka fituar medaljen e artë në kategorinë deri 52 kilogram, pas fitores në finale ndaj xhudistes nga Rusia, Natalia Kuziutina.

Kurse Nora Gjakova fitoi medaljen e argendtë në kategorinë deri 57 kilogram, pasi që në finale u mposht nga xhudistja nga Rusia, Daria Mezhetskaia.

Në Lojërat Evropiane në Minsk, Kosova përfaqësohet me 12 sportistë, ku xhudo ishte sporti nga i cili Kosova edhe priste medalje.

Trajneri i Kosovës në xhudo, Driton Kuka ka postuar ne rrjetin social Facebook një foto me dy xhudistet, fituese të medaljeve.

Leave A Reply

Your email address will not be published.