3 mijë euro në muaj, ankohet Hashim Thaçi: Meritoj më shumë

Kosovë&Rajon

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka befasuar me deklaratën e tij të fundit duke u shprehur se meriton të ketë një rrogë më të madhe sesa e ka. Thaçi është shprehur se ka dhënë një kontribut të madh për vendin prandaj meriton të paguhet më shumë.

“Unë e meritoj edhe një rrogë më të madhe sesa kjo sepse kam punuar shumë në këtë vend. Nuk ka njeri që mund të bëj më shumë sesa unë për këtë Kosovë.

Kam kontribuar dhe ende kontribuoj. Edhe nëse dal prej presidentit, ata qe kanë me ardh mas meje, s’do munden të arrijnë atë që unë e kam arritur me mund”, ka thënë presidenti.

Sipas mediave kosovare Thaçi merr jo më pak se 2 mijë e 873 euro pagë mujore.

ME TE LEXUARAT