Telekom Albania ul tarifat roaming me Kosovën

Teknologji

Tashmë, të gjithë abonentët Telekom mund të flasin dhe lundrojnë më lirshëm se kurrë gjatë vizitave në Kosovë, falë uljes së çmimeve roaming. Nga data 15 qershor, tarifat roaming për planet me parapagesë dhe kontratë janë deri në 10 herë më të ulëta, dhe ndryshimi është mëse i dukshëm. Tarifat e internetit në veçanti janë shumë më të favorshme dhe abonentët Telekom me planet Smart me kontratë do të mund ta përdorin internetin për vetëm 1.5 Lek/MB teksa ndodhen në Kosovë.

Ulja e tarifave roaming vjen si rrjedhojë e negociatave dypalëshe mes vendit tonë dhe Kosovës, për t’i hapur rrugën në vazhdim uljes së tarifave për të gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor.

Qëllimi final është heqja e plotë e tarifave roaming me Kosovën dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, pjesë kjo e kërkesave të Bashkimit Europian për të lehtësuar komunikimin mes qytetarëve të këtyre vendeve.

Për më shumë informacion rreth tarifave të paketave roaming të aplikuara nga Telekom Albania vizitoni www.telekom.com.al/roaming-kosova.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Me Telekom, mos ngurroni të ndani çdo moment të udhëtimit tuaj në trojet shqiptare!

ME TE LEXUARAT