Rama: Meta i ka hedhur benzinë zjarrit

Politikë

Kryeministri Edi Rama deklaroi nga parlamenti se opozita po tenton që të shkatërrojë punën e madhe të bërë në këto vite për t’u bërë pjesë e BE-së.

“Haxhi Qamilët e sotëm duan të hedhin në erë, urën e ndërtuar me shumë mundim për dekada për t’u lidhur me Evropën. Bisedimet për anëtarësim nisin me drejtësinë dhe çelja e kapitulli për drejtësinë nuk është më një çështje legjislacioni pasi e kemi përmbushur, por çështje zbatimi.

Duhet që sistemi i drejtësisë të jetë i gatshëm të provojë aftësinë e vet për të hetuar gjykuar, presidentë, ish presidentë, kryeministre ish kryeministra, ministra e ish ministra. Kjo është arsyeja themelore e gjithë kësaj orvatjeje.

Marrja peng e procesit zgjedhor është orvatje për t’i mbyllur Shqipërisë derën drejt BE. I gjithë plani i përgjimeve, gjetja e vendit, kalendari i daljes së përgjimeve që jo rastësisht përkon me protestat, për atë që kupton është i qartë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ka pasur Shqipëria momente të vështira, por ka pasur konsensus mes partive që të mos pengohet aktiviteti tjetër.

Jeta vazhdon edhe pas 30 qershorit, 30 qershori do të jetë dita e zgjedhjeve, duan apo nuk duan, qoftë ata që i fusin në këtë zjarr, qoftë ata që i ndjekin në këtë zjarr.

Meta e ka humbur të drejtën që të qëndrojë në zyrën e presidentit, duke i hedhur benzinë zjarrit.”, tha Rama nga foltorja e parlamentit.

ME TE LEXUARAT