Presidenti i Partizanit: Do të sjellim një sulmues të njohur për Shqipërinë

Sport

Drejtuesit e Partizanit po punojnë për të arritur marrëveshjen me një sulmues dhe deklarata e fundit e Gazment Demi i ka bërë të gjithë të futen në mendime.

Në një intervistë të dhënë në “RTSH Sport”, presidenti i Partizanit ka deklaruar se do të afrojnë një emër të njohur për repartin e sulmit.


“Nuk e di se çfarë sulmuesish race ka pasur Partizani ndër vite, këto vitet që jam unë ka pasur 2-3. Besoj se do të sjellim një emër që është i njohur për Shqipërinë dhe tifozerinë e Partizanit. Shpresojmë t’ia arrijmë, jemi shumë afër nënshkrimit të kontratës”, është shprehur Demi dhe tashmë mbetet të mësohet se kush do jetë “mister x”-i.

Rubin Hebaj u mor në verë për të bërë goleadorin, por shkodrani nuk ia doli të ishte në lartësinë e pritshmërive. Tashmë në kampin e kuq mendojnë për një tjetër zgjidhje pasi nuk mund të shpresohet që të shënojë sërish vetëm Telushi e Asani.

ME TE LEXUARAT