Vajza i mori mandatin, del përgjimi si Ymer Lala shan keq kryetarin e të rinjve demokratë në Dibër

Kliko per me shume info

Gazeta më e madhe gjermane Bild ka nxjerrë mbrëmjen e sotme të tjera video përgjime të blerjes së votave.

Në video përgjimin numër 6 Imer Lala bisedon me një person të panjohur.

Kliko per me shume info

Ky i fundit, i tregon se kryetari i FRD-së në Dibër bashkë me njerëzit e tij kanë votuar kandidatin e PD-së, Sherefedin Shehun.

Reagimi i Lalës është i ashpër dhe më pas thotë se do ta marrë në telefon për ti thënë disa fjalë.

“Jo s’ka mundësi, o ja q… ropt e shtëpisë, ja se do ta marr në telefon atë halen”, shprehet Lala.

Biseda e plotë: 

I panjohuri: O shef si të kam?

Ymer Lala: Naqeta

I panjohuri: A je mirë?

Ymer Lala: Mirë, si je ti?

I panjohuri: Kryetari i FRD me gjithë njerëzit e tij kanë votu Sherefedin Shehun (Kandidat i PD)

Ymer Lala: Jo nuk është e vërtetë

I panjohuri: Po ja kontrollova tani, sa kanë votu, para 20 minutash

Ymer Lala: Mos u tall

I panjohuri: Po për kokë t’fëmijëve…

Ymer Lala: O ja q…. ropt e shpisë

I panjohuri: Po ja kontrollova, ka qenë 5 veta, të pestë Sherefedinit

Ymer Lala: Edhe çuni i vetë, hë?

I panjohuri: Po

Ymer Lala: Hajd se do e marr në tel atë halen. O ja q…. Unë erdha atje, i thashë do shkosh te shtabi do takosh Remën.

A e kupto shqipen a jo? Dakord tha. Se më tha edhe Hasan Begu/ Shife një herë atë m… tha

I panjohuri: Po jo mo e verifikova tani. Votuan para 20 minutash

Ymer Lala: O i q… motrën

I panjohuri: Hajd mos e vrit mendjen, po ta dish

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here