Policia tha se e ka shpallur në kërkim, flet nga selia blu ish-deputeti i PD-së

Aktualitet

Policia e Shkodrës shpërndau lajmin nëpërmjet gazetarëve lokalë se ish-deputeti Bardh Spahia ishte shpallur në kërkim për ngjarjet e së martës në KZAZ-në e Bashkisë Shkodër.

Lajmi më pas u konfirmua dhe nga vetë kryeministri i vendit, Edi Rama gjatë një takimi në njësinë numër 1.

Por News24 e intervistoi ish-deputetin Spahia teksa hynte në selinë e partisë demokratike teksa mbërrinte aty në këmbë normalisht. Spahia thotë se lajmin e ka marrë vesh nga mediat dhe se asnjë efektiv policie nuk ka mbërritur në banesën e tij.

Spahia shton se është i vendosur për të vijuar aktivitetin e tij në mbështetje të qytetarëve dhe se nuk ka ndërmend të shkojë vetë në polici për t”u sqaruar.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Teksa Bardh Spahiu u lajmërua si në kërkim, ish-deputetja Dhurata Cupi u shoqërua për disa minuta në komisariatin e Matit. Ajo thotë se u ndalua teksa po udhëtonte në makinë me kryetaren e FRPD të zonës.

Për përplasjet me forcat e policisë në disa KZAZ të vendit policia e shtetit ka proceduar dhe ka ndaluar disa persona.

ME TE LEXUARAT