Përgjimet e “Bild”, drejtori i Policisë Dibër: Mos u mërzit, jam i PS…

Kliko per me shume info

Deputeti i PS dhe kryetari i Komisionit të Sigurisë, Xhemal Qefalia informon drejtorin e Policisë së Dibrës se ai e ka lavdëruar te kryeministri Edi Rama dhe te Gramoz Ruçi.

Qefalia konfirmon se ai i ka kërkuar atyre që ta transferojnë nga Dibra në Bulqizë, një qytet mjaft i pasur me rezerva kromi që kontrollohet nga grupet e krimit të organizuar.  Gjithashtu i thotë që të mos të shqetësohet nga akuzat e bëra nga opzita në adresë së tij.

Kliko per me shume info

Gjatë kësaj kohe, drejtori i Policisë së Dibrës, Robert Ago u denoncua disa herë në media dhe ën prokurori nga Partia Demokratike, për shkak të rolit të tij në intimidimin dhe në mashtrimin e votuesve dhe në ndihmën që dha në blerjen e  votës, duke i shoqëruar kriminelët me makina policie që paguanin lekë për të blerë votat.

Drejtori i Policisë i konfirmon se ai nuk shqetësohet dhe se ai i përket Partisë Socialiste.

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here