Njihuni me kundërshtarin e Partizanit në Champions League

Kliko per me shume info

Qarabag i Azerbajxhanit do të jetë kundërshtari i Partizanit në turin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve. Një përballje e vështirë kjo në letër për kampionët e Shqipërisë.

Ish-skuadra e Ansi Agollit dhe Admir Telit dominon prej vitesh në futbollin azer, teksa ka fituar çdo titull nga viti 2013.

Kliko per me shume info

Bardhezinjtë kanë një histori të çuditshme në Azerbajxhan, pasi nuk luajnë asnjëherë në qytetin e tyre.

Ata kanë arritur të shkruajnë historinë edhe në Champions, teksa në sezonin 2017-2018 janë kualifikuar në grupet e kompeticionit më të rëndësishëm për klube në Europë, ku kishte një grup ferri me Romën, Arsenalin dhe Atletico Madridin, duke grumbulluar 2 pikë.

Sezonin e kaluar Qarabag eliminoi Kukësin në turin e dytë eliminator të Championsit.

Kampionët e Azerbajxhanit kanë luajtur 30 ndeshje në kualifikueset e Championsit, teksa kanë arritur të regjistrojnë 11 fitore, 11 barazime dhe 8 humbje.

Për sa i përket renditjes së UEFA-s, Qarabag pozicionohet në vendin e 65-të.

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here