Arrestohet ish-presidenti i UEFA-s Michel Platini

Kliko per me shume info

Ish-presidenti i UEFA-s Michel Platini është arrestuar për korrupsion me procedurat e dhënies së Kupës së Botës 2022.

Legjenda franceze Platini, 63 vjec, u zgjodh në vitin 2007 dhe shërbeu si president deri në vitin 2015 kur u ndalua nga Komiteti i Etikës i FIFA-s për një seri shkeljesh.

Kliko per me shume info

Platini është dërguar në paraburgim të martën në mëngjes, si pjesë e hetimit për dhënien e Kupës Botërore në Katar.

Ai thuhet se është marrë në pyetje në ambientet e Zyrës Anti-Korrupsion të Policisë Gjyqësore (OCLCIFF).

Katari u emërua si pritës i Kupës Botërore në dhjetor 2010, por ka pasur një numër të polemikave në lidhje me përshtatshmërinë e vendimarrjes.

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here