U kap me Ramën në përgjime, kush është Arben Keshi

Aktualitet

Drejtori i Ministrisë së Brendshme, Arben Keshi figuron një nga emrat kryesor në përgjimet e publikuara ditën e sotme nga gazeta gjermane “Bild”.

Pas zgjedhjeve të parakohshme që u zhvilluan në Dibër, më 11 shtator të vitit 2016, Arben Keshi u emërua shef komisariati në Bulqizë. Asokohe, Partia Socialiste fitoi me mbi 4 mijë vota me kandidatin e saj, Muharrem Rama

Kujtojmë se kryeministri Rama, në reagimin e tij ditën e sotme lidhur me përgjimet, u shpreh se Keshi nuk ka qenë shef policie në periudhën kur është përgjuar.

“AK s’ka punuar në polici asokohe dhe ka qenë denbabaden kandidat komune në Maqellarë. E konfirmoj këtë bisedë dhe do e bëja prapë njësoj! Kush ka veshë le të dëgjojë”, shkruan Rama.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Partia Demokratike dorëzoi 3 vite më parë në Prokurorinë për Krime të Rënda një kallëzim penal, ku shkruante se në Dibër po vepronte një grup i strukturuar kriminal, që blente votat.

Në listën me emrat që PD dorëzoi në Prokurori dhe që sipas saj, ishin pjesë e grupit kriminal që po blente votat dhe kanoste votuesit dibranë ishte dhe emri i Arben Keshit, për të cilin pretendohet se shpërndante para në këmbim të votës në zonën e Maqellarës.

ME TE LEXUARAT