Humb jetën në sallën e gjyqit ish-Presidenti i Egjiptit

Kliko per me shume info

Mohamed Morsi, ish-Presidenti i Egjiptit është ndarë nga jeta sot në moshën 67-vjeçare.

Mediat ndërkombëtare raportojnë me Mursi ka ndërruar jetë gjatë një seance gjyqësore këtë të hënë. Televizioni egjiptian raportoi se Mursi fillimisht humbi ndjenjat në sallën e gjyqit dhe ndërroi jetë më pas.

Kliko per me shume info

Morsi, një figurë e lartë në ‘Vëllazërinë Myslimane’ u zgjodh president në vitin 2012 pas Pranverës Arabe të 2011-ës që i dha fund regjimit 30-vjeçar të presidentit Hosni Mubarak.

Një vit më pas, në 2013, Mursi u rrëzua nga ushtria pas protestave masive kundër Vëllazërisë Myslimane.

Ai po kryente dënimin me 7 vjet burg për falsifikimin e aplikimit të kandidaturës për garën presidenciale të vitit 2012.

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here