E FUNDIT/ U bënte presion arsimtarëve për votat, reagon drejtori i Ramës

Aktualitet

Përmendej thuajse në të gjitha përgjimet e BILD për dosjen 184, atë të blerjes së votave në Dibër.

Arben Keshi, drejtor në Ministrinë e Brendshme, edhe pse duket që ka pasur një rol mjaft aktiv në fushatën e zgjedhjeve të pjesshme vendore, mohon që të jetë i implikuar në shitblerjen e votave.

Ai ka reaguar duke mohuar akuzat në adresë të tij, ndërsa shton se shumë prej përgjimeve nuk i mban mend.

“Nga ju po e marr vesh këtë që ka ndodhur. Kam qenë anëtar i asamblesë. Kam qenë tek zona ime. Në 2013 kam qenë i katërti në listë. Nga 2011 në 2017 nuk kam qenë në polici. Sot jam specialist i thjeshtë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kanë qenë komunikime të 2016-ës. Kam qenë thjesht post politik për organizim politik. S’kam patur post në polici. S’kam patur pozicione. Nuk më kujtohet biseda me Sali Skurën. E njoh, patjetër por nuk kam pasur lidhje unë për lekë dhe për blerje votash”- tha Keshi, citon dosja.

ME TE LEXUARAT