‘Dënimi i Bashës’, Bardhi: Imeraj nuk e shpëton dot Ramën

Aktualitet

Sekretari i përgjithshëm i P-së, Gazmend Bardhi ka dalë në një deklaratë urgjente nga selia e Partisë Demokratike.

Bardhi tha se kryeprokurorja e Tiranës Elisabeta Imeraj, po bën presion për të arrestuar Lulzim Bashën.

‘Elisabeta Imeraj po ushtron presion të paligjshëm mbi prokurorët e çështjes, ndonëse kryetari i opozitës ka konfirmuar vetë për tu paraqitur posa kjo e fundit të zbatojë ligjin.

Kjo është për të larguar vëmendjen nga përgjimet e reja të BILD.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

PD paralajmëron Imerajn  se ky skenar kriminal do të dështojë.

Kamikazja Imeraj nuk do ta shpëtojë dot Edi Ramën’, tha ndër të tjera Bardhi.

Sipas Bardhit, kjo është një tentativë e Ramës për të hequr vëmendjen nga ‘bombat’ që do të publikojë gazeta e madhe gjermane ‘Bild’.

ME TE LEXUARAT