“T’i heq pantallonat nga koka”, debati mes drejtorit të policisë dhe ish deputetëve të opozitës

Politikë

Perfaqesuesit e opozitës kanë pritur sërish me protesta kryeministrin Edi Rama, i cili po vijon takimet elektorale në juglindje të vendit. Protestuesit dhe simpatizantët ishin të shoqëruar edhe nga ish-deputetët e opozitës Klevis Balliu dhe Endrit Brahimllari.

Në një video degjohen ish-deputetët përplasen me zv/drejtorin e policisë së shtetit, Gjovalin Loka. Debati nisi pasi zyrtari i policisë ka kujtuar ofendimin që Ervin Salinji i bëri në protestën në Devoll se “do ia heqë pantallonat nga koka”.

DEBATI:

Brahimllari: Edi Rama ta menaxhojë vetë stresin.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Lokaj: Nuk ka shans njeri që qytetarit Gjovalin Lokaj t’ia heqë pantallonat nga koka.

Balliu: Çfarë pantallonash?

Lokaj: Ata që e kanë shkruajtur të mbajnë përgjegjësi.

Balliu: Kë kërcënon?

Lokaj: Atij që i ka thënë.

Brahimllari: Ruaj qetësinë, mos merr ngarkesën e Ramës se është turp.

ME TE LEXUARAT